Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

Vuçiq për letrën e Biden: Nëse do të japësh mesazh politik, më telefono

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar letrën e dërguar drejtuar atij nga presidenti të ri amerikan, Joe Biden.

Vuçiq ka deklaruar se Biden është një politikan me përvojë, por sipas tij, nëse Biden dëshiron t’i dërgojë një mesazh atij, duhet ta thëras në telefon.

“Ai është një udhëheqës politik serioz dhe i thekur me përvojë. Ka disa gjëra që janë fakte, por nëse doni të dërgoni një mesazh politik, ju merrni telefonin dhe telefononi”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat në Serbi.

Tutje, Vuçiq u shpreh se do të ketë presione nga ana e Uashingtonit dhe Brukselit për Kosovën, kurse sipas tij, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut është bërë një moto.

“Njohja e ndërsjellë është bërë një moto”, ka shtuar më tej Vuçiq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, më 7 shkurt, përmes një letre, i kishte kërkuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës së pavarur.

Joe Biden i kërkon Aleksandar Vuçiqit ta njohë Kosovën

.