Vodhi orën 20 mijë euroshe të udhëtarit, arrestohet punëtori i bagazheve në Aeroportin e Tiranës

Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se ka arrestuar një 24 vjeçar në Aeroportin e Tiranës në Rinas, pasi që kishte vjedhur një orë dore në vlerë 20 mijë euro të një udhëtari.

Sipas Policisë, personi i arrestuar ka qenë punëtor në ngarkim-shkarkimin e bagazheve të udhëtarëve.

“Si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u arrit të identifikohet si autor i kësaj vjedhjeje, shtetasi K. Q., me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve” – thuhet në njoftim.

I arrestuari është banues në Krujë, ndërsa në cilësinë e provës material është sekuestruar ora e dyshuar e vjedhur, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë.