Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku - Foto: KALLXO.com

Vlora Çitaku: Moment historik, 5 ministri të udhëhequra nga gratë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e tij të re Vjosa Osmanin. Vjosa është gruaja e parë që shërben si Kryetare e organit më të lartë legjislativ në Kosovë”, ka shkruar ajo në facebook.

Sipas saj është historik fakti që në Kosovë 5 ministri do të udhëhiqen nga gratë.

“Ky moment historik është në krye të emërimit të 5 grave të mahnitshme si ministre. Një ditë për gratë në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Qeveria Kurti është miratuar sot, 5 ministri në kësaj qeverie do të udhëhiqen nga gratë.

Hykmete Bajrami është zgjedhur ministre për Arsim, Vlora Dumoshi ministre për Kulturë, Rini dhe Sport, ministre e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministre e Ekonomisë Rozeta Hajdari si dhe ministre e Administratës Emilia Regjepi.

 

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës

.