Vlora Çitaku: Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklarimin e tij se për herë të parë në Kosovë janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë që i drejton.

Çitaku i ka reaguar duke thënë se Kurti është duke punësuar njerëz në Gjermani, duke aluduar në largimin e qytetarëve nga Kosova.

“Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani. Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave.” – ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai” – ka shkruar tutje Çitaku.

Në lidhje me këtë deklarim të kryeministrit Kurti, reagoi edhe ish-ministrja e Financave, tash deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e quajti “manipulator”.

Kurti: Për herë të parë kemi mbi 400 mijë të punësuar aktiv falë politikave tona

Hykmete Bajrami i reagon Kurtit: Manipulatorë të shifrave, a të flasim me trende?