Vjosa Osmani: Nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka vizituar shkollën e mesme të ulët “Faik Konica” në Prishtinë.

Para të pranishmëve ajo tha se nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor.

“E kam mësuar përgjatë gjithë këtyre viteve jo vetëm në Kosovë, por edhe në çdo vend të botës që e kam vizituar se nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor e të suksesshëm”, ka thënë Osmani.

Osmani ka uruar mësuesit në këtë ditë dhe u ka premtuar mbështetje institucionale për rritjen e cilësisë në arsim.

“Mos u ndalni përpara sfidave, suksesi është i garantuar”, tha ajo për të gjitha vajzat.

“Mesazh i veçantë për vajzat se nuk ka asnjë punë a profesion në të cilin ju nuk mund të shkëlqeni. Mos u ndalni përpara sfidave, suksesi është i garantuar për ata që nuk dorëzohen”, ka thënë Osmani.