U.D. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Vjosa Osmani nesër pret në takim presidentin slloven
12.5.2021 - 23:08
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë nesër në takim homologun e saj nga Sllovenia, Borut Pahor.
Siç njofton Presidenca, takimi do të fillojë në ora 16:00, në kabinetin e Presidentes.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas është paralajmëruar se të dy presidentët do të kenë konferencë për media.