Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjosa Osmani merr mbështjetjen e deputetes së LDK-së

Vjosa Osmani ka marrë mbështetjen e deputetes Marigona Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Geci ka bërë të ditur në Facebook se do të votojë pro Osmanit si president e vendit.

Geci tutje ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi LDK ka vendosur të qëndrojë në seancën ku po votohet për të parin e shtetit.

Publikimi i plotë:

“Pasi që Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marr vendim të qëndroj në seancë për zgjedhjen e presidentit.

Unë personalisht nuk kam as një arsye, as personale,as politike të votoj kundër Vjosa Osmanit.

Sikur LDK të mos qëndronte në sallë, as unë nuk do të qëndroja në sallë, sepse votat e mia i kam marr nën logon e LDK-së.

Tani Lidhja Demokratike ka marr vendim të qëndroj në sallë dhe tani unë publikisht deklaroj se do të votoj PRO  Vjosa Osmanit,për president”