Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjosa Osmani: Ka qenë vullnet i LDK-së i iniciuar nga kryetari që të më përjashtojnë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin ‘Kanal 10’ ka folur në lidhje me përjashtimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Osmani deklaroi se ka qenë vullnet i LDK-së që ajo të përjashtohet nga partia.

“Unë mendoj që më shumë sesa çështja e pozicionimit tim karshi partisë, me 20 qershor ka ndodhë diqka që nuk ka ndodh në 30 vjet të LDK-së, ka ndodh një përjashtim i imi në pozicionet e partisë dhe kjo ka ndodhur për shkak se i kam mbajtur premtimet që i kemi dhënë bashkë me partinë në zgjedhje. Pra është diçka e paprecedent jo vetëm në LDK, por në skenën politike të Kosovës. Ka qenë vullnet i LDK-së i iniciuar nga kryetari që të më përjashtojmë”, tha Osmani në këtë intervistë.

Sipas saj, kjo më nuk është çështje vetëm politike, por është çështje e identitetit.

Osmani ka thënë se është e papranueshme që të jetë pjesë e një liste që votat i merr dikush tjetër, e vendimet dikush tjetër.

“Ata (votuesit) mund të presin atë që iu kam ofruar deri më tani, do të jem konsistente në premtimet që i kam dhënë. Unë për momentin ndjej përgjegjësi vetëm ndaj votuesve. Unë do të jem në frontin e luftimit të njerëzve që i kanë bërë keq vendi”, deklaroi Osmani.

Ajo ka thënë që do të jetë pjesë e garës politike, por që nuk ka treguar se në cilën parti.

“Po do të jem në garë, së paku për momentin e kam këtë vlerësim. Natyrisht që në momnetin ku partia që je rritur, ta mbyll çdo derë. Kur unë jam në situatë të tillë, natyrisht më duhet të shqyrtojë mundësitë e angazhimit politik, jo të ateroj në ndonjë parti politike. Nuk jemi duke folur për parti politike për momentin”, tha Vjosa Osmani.