Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Glauk Konjufcës

Vjosa Osmani ia ka bartur detyrat dhe përgjegjësitë e kryetarit të ri të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

“I uroj suksese zotit Konjufca në krye të Kuvendit”, tha Osmani.

Konjufca tha se është i nderuar që këtë përgjegjësi po e pranon nga Osmani.

I pyetur nëse do ta mandatojnë sot Kurtin për kryeministër Konjufca tha se do të njoftojnë me kohë.

Sot në Kuvend u konstitua edhe legjislatura e tetë.

 

Glauk Konjufca zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës