Glauk Konjufca zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Me 69 vota, Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Sot në Kuvend u konstitua edhe legjislatura e tetë. Pas këtij votimi pritet të votohet edhe për nënkryetarët e Kuvendit. Ndërkaq sot është paralajmëruar se do të vihet në votim dhe formimi i qeverisë.