Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vitia: IKShPK e ka të pamundur t’i testoj të gjithë zyrtarët publikë që nuk do të vaksinohen e ju duhet test për punë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) e ka të pamundur t’i testoj të gjithë zyrtarët publik që kanë refuzuar të vaksinohen, e që pas datës 13 shtator do ti kërkohet testi negativ ose dëshmia që janë të vaksinuar.

“IKSHPK zakonisht bënë teste për personat që kanë indikacione, do të jetë e pamundur që të bëhen në IKSHKP, se ku do ti bëjnë natyrisht ka mjaftë laboratorë në të cilat këta zyrtarë mund të zgjedhin se ku do t’i bëjnë”, tha Vitia.

Vitia tha që është e pakuptimtë që zyrtarët publik të mos vaksinohen kur deri më tani i kanë pasur të gjitha mundësit për të bërë një gjë të tillë.

“Kur ka vaksina mjaftë, kur ka termine mjaftë, kur ka qenë një dritare e hapur për këta shërbyes qysh në fillim të muajit korrik për tu vaksinuar, kur kemi lënë edhe një dritare të hapur në fillim të shtatorit që të vaksinohen, është e pakuptimtë që ata që vaksinohen të kenë të njëjta resfiksione sikur ata që vaksinohen”, tha ai.

Vitia paralajmëroi që kjo masë do të aplikohet në të gjitha sektorët e tjerë dhe jo vetëm në administratë.

“Pas datës 13 shtatorë, shërbyesit publik, administrata dhe shërbyesit civil nuk do të mund të jenë në vendet e tyre të punës pa paraqitur një dokument si, certifikatën e vaksinimit ose testin PCR në 72 orët e fundit, ose testin serologjik në 32 orët e fundit. Kjo është masë e cila ka filluar nga administrata që të jap shembull edhe për të tjerët mirëpo do të shtrihet në të gjitha sektorët e tjerë me kohë”, tha ai.

Më 29 gusht, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje për vaksinim si dhe ka njoftuar për këtë ‘kusht’ ndaj shërbyesve civil.

Mirëpo, ndryshe nga çfarë deklaroi sot ministri Vitia, ka vepruar Komuna e Gjilanit.

Kryetari i kësaj komune ka deklaruar për KALLXO.com se të gjithë ata zyrtarë që duan të pajisen me dokumentacion valid se janë negativ në COVID-19, mund t’i kryejnë këto shërbime në institucione publike shëndetësore.

Komuna e Gjilanit do t’ua mundësojë testet pa pagesë secilit zyrtar që ka zgjedhur të mos vaksinohet