Ndërtesa e Komunës së Vitisë - Foto: KALLXO.com

Viti, 32 raste aktive me COVID-19

Komuna e Vitisë është komuna e parë e cila ka regjistruar rastin me COVID-19, më saktësisht fshati Stubëll.

Nga 13 marsi kur edhe u shënuar rasti i parë në Kosovë me SARS-CoV-2, e deri më tani në komunën e Vitisë janë bër 908 testime për coronavirus, prej tyre janë regjistruar 392 raste pozitive si dhe 516 të tjerë kanë rezultuar negativë.

Aktualisht në këtë komunë janë 32 raste aktive me SARS-CoV-2, përderisa janë shëruar 332 persona të tjerë nga COVID-19, ndërsa 28 qytetarë të Vitisë nuk arritën të i mbijetojnë infeksionit me coronavirus dhe si pasojë e kësaj kanë vdekur.

Në nivel vendi numri i rasteve të infeksionit me coronavirus ka kaluar mbi 14 mijë.

14 mijë e 939 persona janë infektuar me coronavirus, prej tyre janë shëruar 12 mijë e 325 ndërsa kanë vdekur 611.

Javëve të fundit numri i rasteve aktive me coronavirus është dukshëm i ulët, por institucionet shtetrore vazhdojnë të bëjën thirrje që të respektohet distanca e të mbahet maska, si njëra nga mënyrat më të mira për të parandaluar infeksionin me COVID-19.

Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 aktualisht është Prishtina, e cila gjithashtu ka më së shumti vdekje të regjistruara si pasojë e infektimit me coronavirus.