Viola von Cramon kërkon lirimin e policëve: Është e paligjshme të hysh në territorin e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka bërë thirrje për lirimin e policëve sa më shpejt që është e mundur dhe për heqjen e ndalimit të importit nga Serbia në Kosovë.

“Teksa po përgatitet për t’u bërë anëtare e BE-së, Serbia duhet të ndjekë sundimin e ligjit dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar, t’i respektojë marrëveshjet dhe të lirojë policët sa më shpejt” – ka shkuar von Cramon në Twitter.

Ajo shtoi se sipas informacioneve në dispozicion, zyrtarët e Policisë Kufitare të Kosovës nuk kanë lëvizur me veturat e tyre, por me sa duket në këmbë afër kufirit me Serbinë.

Ajo tutje tha se edhe nëse sipas ligjit, operacioni duhet të lajmërohet, nuk është e ligjshme futja e forcave speciale të policisë serbe në territorin e Kosovës.

“…Është e paligjshme të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të policisë serbe dhe të lidhësh policët si kriminelë lufte, t’i çoni në Beograd dhe t’i arrestoni ata atje” – ka shkruar von Cramon.

Protestat në rrugët e Beogradit, sipas anëtares së Parlamentit Evropian duket se janë një nga arsyet kryesore të “trajtimit krejtësisht të tepruar dhe të papërshtatshëm të 3 rojeve kufitare nga Kosova”.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit? Ata kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi” – ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka kërkuar që Kosova ta heqë ndalimin e njëanshëm të importit nga Serbia, në rrjedhën e një shtendosjeje të mëtejshme.


Policia e Kosovës ka lajmëruar të mërkurën se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues janë kidnapuar nga forcat serbe.

Policia e Kosovës, në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Më 28 maj, Viola von Cramon gjatë një vizite në Zveçan, gjatë kohës kur situate në veri ishte e tensionuar për shkak të vendosjes së kryetarëve të rinj në objektet komunale, ajo i ishte një polici me pyetjen “Çka dreqi ju solli juve këtu?”.