FOTO ILUSTRIM

Vidhen para në një barnatore, punëtorët e sigurimit kapin të dyshuarin

Një person ka njoftuar se një barnatore në rrugën “UÇK” në Mitrovicë është hapur me forcë dhe nga arka janë vjedhur 120 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur dje pas pak mesnatës ndërsa punëtorët e sigurimit kishin arritur ta kapin të dyshuarin

Ky i fundit ka sulmuar njërin nga personat që gjendej aty.

Njësiti policor  gjatë kontrollit  tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar 116.40 euro, një sprej, një kaçavidë dhe një maskë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.