Foto: Ilustrim

Vidhen një kombi, para e mallra në lagjen 'Veternik'

Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur një kombi, para të gatshme e mallrat ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur mes ditëve 6 dhe 7 janar të këtij muaji në Lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Sipas ankuesit, persona të dyshuar me forcë kanë depërtuar në depon e tij dhe kanë vjedhur një kombi, paratë dhe mallra të ndryshme.

Policia deri më tani nuk ka raportuar nëse kanë arritur të identifikojnë ndonjë person në lidhje me rastin.