Foto: KALLXO.com

VIDEO - Xhaferi: I mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës në NATO

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se i i mbështesin aspiratat euroatlantike të Kosovës në NATO.

Ai ka shtuar se për dialogun e Kosovës me Serbinë, qëndrimi i tyre është mbështetje të plotë për arritje të marrëveshjes përfundimtare.

“Me Kuvendin e Kosovës bashkëpunojmë edhe ne nivel të grupeve parlamentare, por edhe në asamble parlamentare ndërkombëtare. Në raport me politikën e jashtme si vende kemi qëllime të përbashkëta, i mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës në NATO. Me kryetarin Konjufca, bashkë konstatojmë që anëtarësimi në këto dy organizata do të thotë prosperitet për rajonin”, tha ai në konferencë për media në Prishtinë.

Kryeparlamentari ka shtuar se Maqedonia e Veriut e dënon në mënyrë të pa rezervë aktin rus në Ukrainë.

“Si anëtare e NATO- s u bashkëngjiemi vendeve për ndaljen e kësaj lufte. I bashkëngjitemi pakos së masave restriktive dhe vendosi ndalesë për hyrjen në zonën ajtore të aeroplanëve rus”, tha ai.

Sipas tij, nuk do koment te veçantë pozicioni i Serbisë për situatën.

“Duhet të jemi vigjilent në aspekt preventiv duke ju referuar përvojave të 30 viteve të fundit. Rajoni jonë është i prekshëm, fragjil, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm, duhet bashkëpunim në preventivë. Ne i parashohim ato sene por nuk shohim situatë konkrete”, tha ai duke folur për situatën në Ukrainë.