VIDEO: Sulmi terrorist në Vjenë, të paktën dy persona të vdekur

Policia e Vjenës ka thënë se dy persona janë vrarë si pasojë e asaj që Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë se është “sulm terrorist” në qendër të qytetit.

Zyrtarët policorë kanë thënë se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, përfshirë një zyrtar policor.

Një i dyshuar është qëlluar dhe është vrarë nga zyrtarët policorë, sipas policisë.

Ministria e Brendshme ka thënë më herët se një sulmues ka vdekur dhe një tjetër është në arrati.

Mirëpo një zëdhënës ka thënë më vonë se të paktën një i dyshuar është dërguar në mbajtje pas incidentit.

Policia e Vjenës ka thënë se thënë se kanë qenë “disa të dyshuar të armatosur me pushkë” në “gjashtë lokacione të ndryshme”./REL