VIDEO - Specialja vazhdon me bastisje edhe sot

Zyra e Prokurorit të Specializuar e Gjykatës në Hagë, janë duke vazhduar edhe sot me bastisje.

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku janë parë vetura dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Të hënën, Specialja  ka kryer bastisje në shtëpinë Bashkim Smakajt, ish-drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, AKI dhe në banesën e (ish) këshilltarit të ish presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala.

Në një përgjigje për KALLXO.com, ZPS ka thënë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë, të cilat po bështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Specialja bastis shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj – FOTO