Sali Berisha - Foto: Facebook/SaliBerisha

VIDEO – Sali Berisha mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

Nën brohoritjet e përkrahësve të tij, ish-kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri Sali Berisha ka shkuar sot në Kuvendin e Shqipërisë në seancën konstituive, ndonëse një ditë më parë u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë së tij.

Berisha në hyrje të Kuvendit ka përshëndetur simpatizantët që ishin mbledhur aty.

Mediat vendore në Shqipëri kanë publikuar pamje nga shkuarja e Sali Berishës në Kuvend.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi i deputetëve të kësaj partie.