VIDEO- Rruga me gropa e baltë në Banullë të Lipjanit

Rruga që lidh gjashtë shtëpi në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit, është vështirë e kalueshme për shkak që nuk është e asfaltuar.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se rruga që ndryshe njihet si “Rruga e arave”, në këtë fshat nuk është asfaltuar asnjëherë dhe se sidomos gjatë dimrit është vështirë e kalueshme.

Qytetari ka dërguar edhe një video në të cilën shihet gjendja e rrugës në fjalë, me gropa dhe baltë.

Në anën tjetër, Bukurie Zejnullahu-Jashari, zyrtare e lartë për Komunikim me Publikun Komunën e Lipjanit thotë për KALLXO.com se komuna është në fazë të asfaltimeve në fshatin Banullë.

“Në fshatin Banullë edhe gjatë kësaj vere ka pasur asfaltime të disa rrugëve dhe tani jemi në proces të një faze  tjetër të asfaltimeve në Banullë e cila përfundon deri në fund të këtij viti, por komuna me prioritet përcakton rrugët /rrugicat e lagjeve me më shumë banorë”, thuhet në përgjigjen e saj.

Më poshtë mund ta shihni videon e dërguar nga qytetari: