Video – Punëtori rrezikon jetën në bartje të materialit ndërtimor në Prishtinë

Një punëtor është parë i kapur në liftin për bartjen e materialit ndërtimor në vendin e tij të punës.

Punëtori është xhiruar nga kalimtarë të rastit, ndërsa video është shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

Ndërkaq, sipas videos pajisja ndërtimore lëviz me punëtorin e kapur në të.

Në Kosovë numri i punëtorëve që kanë pësuar lëndime në vendin e tyre të punës konsiderohet të jetë i lartë.