VIDEO- Përleshje fizike mes deputetëve në parlamentin e Italisë

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, një ligjvënës i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Rojet e sigurisë ndërhynë për të ndaluar Donno, ndërsa më pas u krijua një kaos kur deputetët e tjerë u përfshinë në konflikt.

Njëri nga deputetët, raportohet se është larguar nga salla në një karrige me rrota.