(VIDEO) Nga toka e ajri, vazhdojnë patrullimet e KFOR-it në kufi me Serbinë

 

Pjesëtarë të KFOR kanë vijuar të patrullojnë nga toka e ajri situatën e krijuar në veri të Kosovës, të paralizës tash e 10 ditore të komunikacionit, e krijuar si rrjedhojë e protestimit të qytetarëve serb, kundrejt vendimit të Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet për targat e automjeteve me Serbinë.

KFOR, ka disa ditë që ka angazhim konstant në pjesën kufitare me Serbinë, pasi shteti fqinj verior, demonstroi me aeroplan e helikopter ushtarak përskaj kufirit me Kosovën, si shenjë treguese gatishmërie.

Përveç patrullimeve të këmbësorisë, KFOR-i ka bërë patrullim edhe me helikopter i cili për disa minuta u pa në qiell në territorin e Kosovës në Jarinjë.