VIDEO: Kontrolli tatimor te biznesi ku u gjetën ‘Plazma’ të kontrabanduara

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet e kontrollit tatimor te biznesi për të cilin KALLXO.com kishte raportuar se po shiteshin ‘Plazma’ të kontrabaduara nga Serbia.

Lidhur me këtë biznes javë më parë në KALLXO.com ishin shfaqur pamje duke blerë keksa “Plazma”, dhe duke mos u lëshuar kuponi fiskal.

Ky veprim i shitësit të dyqanit bëri që Administrata Tatimore e Kosovës të organizojë një ekip dhe t’ia mësyjë kontrollit.

Qysh në hyrje të kontrollit te biznesi u panë qytetarë duke blerë artikuj dhe duke mos u pajisur me kuponë fiskalë.

Biznesit iu konstatuan disa parregullsi.

Aty u pa që nuk kishte fare arkë fiskale, nuk kishte as dokumentacion të rregullt të punës.

Lidhur me këto parregullsi biznesit iu bë e ditur se do të ndëshkohet.

Javë më parë emisioni Drejtësia në Kosovë, shfaqi pamjet e aksioneve të ATK-së, në rajonin e Mitrovicës.

Kontrollin e inspektorëve tatimorë te një restorant dhe disa bizneseve në regjionin e Mitrovicës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.