VIDEO: Grumbull qytetarësh para Ministrisë së Shëndetësisë, nuk respektohet distanca

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht bën thirrje që të respektohet distanca sociale e të mbahen maskat në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit

Megjithatë, sot. pikërisht në oborrin e kësaj Ministrie është parë një  grumbull njerëzish të cilët nuk po respektojnë distancën.

Në këtë periudhë ku numri i rasteve me COVID-19 është numër rekord respektimi i masave ka filluar të zbehet.

Më poshtë gjeni fotografitë dhe videon e siguruar nga KALLXO.com.