VIDEO: Gjakovë, digjet një shtëpi

Para pak çastesh në Gjakovë është përfshirë nga flakët një shtëpi.

KALLXO.com merr vesh se kjo shtëpi ndodhet në afërsi të shkollave të mesme dhe se ajo ishte e pabanuar.

Një qytetar ka dërguar pamje në adresë të KALLXO.com ku shihet shtëpia duke u djegur dhe Zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin.

Në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës.

Lajmin për djegien e kësaj shtëpie e ka konfirmuar edhe komandanti Krist Gjokaj.

“Është e dyta herë që po digjet e njëjta shtëpi. Persona të dyshimtë nuk kemi por që zjarrfikësit e kanë nën kontroll vendin”, tha Gjokaj për KALLXO.com.

Gjokaj tha se shtëpi gjendet në rrugën “Beqir Kastrati” dhe pronari i kësaj shtëpie ende nuk dihet dhe se nuk ka persona të lënduar.

Kallxo.com ka raportuar edhe herën e kaluar për të njëjtën shtëpi.

Digjet një shtëpi në Gjakovë, një person i lënduar

www.kallxo.com