Digjet një shtëpi në Gjakovë, një person i lënduar

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në Gjakovë, ndërsa një person ka mbetur i lënduar, por që është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj.

“Po e konfirmoj se është djeg një shtëpi  e vjetër, e pabanuar dhe është lënduar një person, por është jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu zjarri tashmë është lokalizuar nga zjarrfikësit”, ka thënë Gjokaj.