Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Gashi: 'Drurët në Obiliq nuk janë të Xhafës, janë të të gjithëve'

Kandidati për kryetar të Obliqit, Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, në Debat Pernime është kritikuar nga kundërkandidatët e tij për gjendjen e drurëve në këtë komunë.

Ai ka thënë se me drunjtë do të merret kompania e kontraktuar.

“Ka shumë drurë, është e vërtetë edhe shumë janë dëmtuar. Mirëpo, drunjtë nuk janë të Xhafës, janë të të gjithëve, qytetarëve. Unë nuk do të merrem me drunjtë, do të merret kompania komunale e cila është e themeluar. Ne do t’i kontraktojmë, nëse do të thahen drunjtë, kompania do të penalizohet”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Obiliqit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit: Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim; Halil Thaçi nga LVV; Hanefi Musliu nga PDK; Mehmet Krasniqi nga LDK; Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq dhe Xhelal Krasniqi nga AAK. Gjithashtu kandidat për kryetar të Obiliqit është edhe Goran Danqetoviq nga Lista Serbe por i njëjti nuk ka ardhë në debat.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Obiliqit: Adelina Isufaj nga AKR; Anita Krasniqi nga AAK; Elza Krasniqi nga LVV; Lendita Bekteshi Memishi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq; Linda Sadiku Krasniqi nga LDK dhe Nora Preniqi nga Lëvizja për Bashkim.