VIDEO: Detaje se si u sulmua polici dhe si u plagos gruaja e tij në shtëpi

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” mbrëmjen e sotme trajtoi rastin e policit Rifat Goxhulit, ku vite më parë ia kishin vrarë vëllain gjithashtu polic e ia kishin plagosur gruan në një atentat.

Valon Goxhuli e kishte vrarë me armë zyrtare Bekim Birinxhiku e pikënisja e këtij sherri ishte një borxh prej 100 eurove.

Vrasja e Birinxhikut nuk ndaloi vrasjet e plagosjet e tjera në Skenderaj. Rifat Goxhuli i cili tani më jeton në shtete të jashtme, rrëfeu se si kishte ndodhur rasti ndërsa më pas ndaj tij kishte ndodhur një atentat ku kishte mbetur e plagosur gruaja e tij.

Atentati erdhi pasi, pas vrasjes së Bekim Birinxhikut nga vëllai i Rifatit, Valoni, kishte nisur provesi gjyqësor.

Rifat Goxhuli kishte dyshuar se dëshmitarët e rastit ku mbeti i vrarë Birinxhiku po kërcënoheshin që të mos jepnin versionin e saktë para gjykatës. Kur po merrej me kërcënimet e dëshmitarëve për rastin e të vëllait, Rifati pati një atentat në shtëpi ku mbeti e plagosur gruaja e tij.

“Tu u kthy në shpi më duket se ka qenë 50 metra pa hy në oborr të shpisë, kam ra në pritë të tre personave, por kom ra në pritën e …. e …. dhe …., tre personat që kanë qenë sulmues në rastin tem. Është hapur hetim për ta, kam deklaratën e dhënë për ta por Prokuroria në Mitrovicë, nuk mundem me qujt prokurori, edhe qobana me ju thanë po më duket pak se prokuror nuk mundem me thanë. Nëse je prokuror edhe dëshiron me marr ryshfet, merr pare kur nuk dëmton dikë e jo diku ku e merr njeriun në qafë. Personi i parë që ka gjujt në mu ka gjujt me armë automatike, me thanë të drejtën në fillim më është duk që naj petarde se nuk mka shku mendja aty, i ka gjujt një 7-8 predha, i kam vërejt që janë tre persona veshun në zi,  kam mbush veturën në gaz sepse me dal edhe pse isha me uniformë e kisha armën por ishte e pamundur përdorimi i saj e vetmja ishte largimi nga prita ndaj meje”, rrëfen natën kritike Rifat Goxhuli.

Ai shtoi se kishte vazhduar më tej pasi ishte larguar nga prita dhe i ishte bllokuar vetura.

“Çka është duke më befasuar, ndash me kanun ndash me ligj, gruaja e fmijtë nuk sulmohen, a ka qenë i njëjti grup prej tre persona nuk e di por nuk e di qysh patën zemër me thanë shqiptar, me gjujt në gra e fëmijë, në gra e fëmijë nuk gjuhen”, tha ai.

Tutje ai foli edhe për gjuajtjet në shtëpi dhe plagosjen e gruas së tij.

“Ka ndodhur të njëjtën kohë. Shpia është e gjuajtur, tri predha janë në shpi që i ka pa edhe shoqja që si drita kanë ardhur në drejtim të shpisë, plumbi që ka goditur shoqen është në cep të dritare që ka nxanë dhe prej aty ka kalu në stomak të tij, në të njëjtën dhomë i kam pasur edhe dy djemt por fati i mirë, nuk i ka prek kurgjo”, rrëfen tutje Rifat Goxhuli.

“E kam marrë radio-lidhjen dhe e kam lajmëruar Stacionin Polcior ku kam thënë që jam sulmuar dhe duhet urgjent me dal në vendin e ngjarjes. Kolegët e mi kanë ardhur shumë shpejt, normal është njoftuar edhe hetimet rajonale, kanë dalë në vendin e ngjarjes, e kanë bo shiqimin, kontrollin kam dhënë deklaratë e kurgjo ma shumë, asnjë send ma shumë. Gjatë punës sime policore në moment që ka ndodh një vjedhje, edhe ajo familje ka pasur të dyshuar se kush ka mujt me kry vjedhjen u dasht me shku në bastisje, kemi shku e kemi kry bastisjen e e kemi verifiku, e në rastin tem nuk u verifiku asnjë dyshim i imi, e jo dyshim por personat kontret që kanë qenë”, rrëfen tutje Rifat Goxhuli.

Ai shton se nuk ka arritur që të i shoh në fytyrë, por shpjegon një rast tjetër që i kishte ndodhur tri ditë më parë.

“Tri ditë pa më ndodh rasti kanë qenë në të njëjtin vend dhe e kanë kqyr terrenin, vëllai i tyre i madh ka qenë i parkuar poshtë me veturë ndërsa nalt kanë qenë ata tjerët”, shton ai.

Ai shton se para policisë kishte deklaruar se e din se kush janë personat e dyshuar ndërsa kolegët e tij polic nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim.