VIDEO- Deputetja e LDK-së: Kosova nisi vitin shkollor si Spanja e Italia

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi në sencën e Kuvendit ku po mbahet interpelanca e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj për mësimin në pandemi, tha se Kosova ka nisur vitin e ri shkollor më 14 shtator sikurse Spanja e Italia.

“Nuk jemi në kohë normale, kudo ka dyshime se si ti qasemi mësimit në kohë pandemie, nuk dallon kjo edhe Kosovë. Madje ne ballafaqohemi edhe me buxhet më të varfër se shtetet tjera dhe vështirësi ekonomike të prindërve”, tha ajo.

Deputetja tha se ministri Likaj e ka trajtuar me seriozitet punën e tyre në kuadër të Komisionit Parlamentar për Arsim, duke e falënderuar për bashkëpunimin.

Bunjaku-Rexhepi tha se fillimi i vitit shkollor në shumicën e komunave ka vazhduar mirë, përveç Kamenicës.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 18 septembre 2020