VIDEO - Deputeti i PDK-së drejtuar qeverisë: Po rrëshqitni drejt tradhtisë

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hisen Berisha është shprehur i befasuar për sencën e jashtëzakonshme për masat e energjisë, në kohën e zhvillimeve në veri të vendit, duke lëshuar më pas sallën.

Berisha tha se ka pritur se do të ketë seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri të vendit.

 

“Jam befasu për keq se si ka mundësi me u thirrë seancë e jashtëzakonshme për këtë temë sërish e cila është shterru dhe është e qartë që qytetarët kanë me pasë dimër të vështirë. Ajo se cka kam pritë ka qenë me thirrë seancë të jashtëzakonshme për shqetësimin e madh që ka situata e sigurisë në vend pas zhvillimeve në veri dhe në Prishtinë”- ka deklaruar Berisha.

“Prej se keni hy në politikë  dhe une që kam hy në politikë kam paralajmëru se ju keni me qenë ata që keni me na sjellë këtë situatë me bo jo vetëm asociacionin por edhe shumë veprime tjera që kanë me falimentu politikisht këtë shtet dhe kam paralajmëru që këto aktivitete në veri që përfundojshin me barakada e kanë një prapavijë brenda dhe ajo që kam paralmëru po bëhet realitet”- shtoi ai.

Berisha tha se kur Qeveria ka filluar që siç tha ai, të luajë me vendime që e kanë sjellë Kosovën këtu ku është që janë mbështetë nga SHBA, deputeti tha se po dyshon se po rrëshqasin tek diçka tjetër e që sipas tij është tradhtia ndaj vendit.

“Kur keni fillu me luajtë me ato vendime që e kanë sjellë Kosovën këtu ku është që janë mbështetë nga aleati SHBA-të, tendenca për reformatim  më ka bë me dyshu që ju po rrëshqitni drejt diçka tjetër e ajo do të jetë tradhëtia ndaj vendit tonë”- u shpreh deputeti.

Më tej ai tha se kjo seancë është thirrur “për të fyer inteligjencën e deputetëve dhe të qytetarëve”.

Largimi i deputetit të PDK-së, Hisen Berisha nga seanca, Foto: KALLXO.com

“Ju sot keni thirrë seancë për energjinë dhe e keni fy inteligjencën e të gjithë deputetëve dhe qytetarëve dhe po doni me prezantu situatën si të qetë dhe asgjë spo ndodhë. Nga mbrëmë kur e kam dëgju kryeministri tha se propozimi franko-gjerman është projekt i mirë për Kosovën, jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku kam paralajmëruar, në prejkje të kushtetutës dhe në gjakun që është derdhë”- tha Berisha.

I revoltuar Berisha ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e senacës dhe tha se mund t’ia heqin mëditjen e pjesëmarrjes.

“Unë nuk pranoj të jem pjesë e një debati të tillë kur i tërë vendi është i shqetësuar se apo dëmtohet integriteti i Kosovës dhe a po çohet Kosova drejt ndonjë tradhtie. S’do të jem pjesë e kësaj mëditje, kryetar heqma mëditjen lirisht!”- argumentoi ai.

Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët që t’i përmbahen temës e që sipas tij është ajo e zgjatjes së masave për energjinë.

“Ju lutem përmbajuni temës deputetë për çka është thirrë seanca për çështje të energjisë. Natyrisht mund të bëjmë debat herën tjetër edhe për sigurinë në vend”- deklaroi Konjufca.