VIDEO: Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në segmentin në Komoran.

KALLXO.com ka pranuar një video nga vendi i ngjarjes në të cilën shihet edhe Policia e Kosovës.

Në aksident janë të përfshira disa automjete.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.