Vetura godet një këmbësor në Prizren, pëson lëndime të rënda

Një qytetar është goditur nga një automjet derisa ishte duke e kaluar rrugën në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda por që është jashtë rrezikut për jëtë.

Organet e rendit kanë intervistuar palët e përfshira, ka thënë Shaqir Byqtyqi zëdhënës i Policisë së Kosovës për KALLXO.com, më 23.02.2024.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira”- tha ai.

Bytyqi theksoi se me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.