Vetëvendosje thotë se në Podujevë u pengua vëzhguesi i tyre

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në Qendrën e Votimit në fshatin Metehi, menaxheri i kësaj qendre nuk ka lejuar vëzhguesin e Vetëvendosjes që ta kryejë detyrën.

Sipas Vetëvendosjes, kjo është bërë pa kurrfarë arsye, ndërsa ka ftuar organet kompetente të merren me rastin sa më parë.

Në komunën e Podujevës numri i votuesve, sipas KQZ-së, është 87 mijë 381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313 të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.