Vetëvendosje paralajmëron dërgimin e Thaçit në Gjykatë Kushtetuese

Ministrja në detyrë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas takimit me presidentin e vendit, për një deklarim për media ka paralajmëruar se do ta dërgojnë presidentin Hashim Thaçi në Gjykatë Kushtetuese.

“Çfarëdo tendence për ta shkelur Kushtetutën e Kosovës, padyshim që do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi 30 deputetë në grupin parlamentar dhe padyshim që do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese”, u shprehë Haxhiu para mediave.

Në fund të takimit konusltativ që presidenti Thaçi e mbajti me partitë politike, u zotua se do të ia jap mandatin për krijimin e qeverisë kujtdo që dëshmon se i ka 61 vota.

Vendimi i Hashim Thaçit: Mandatin ia jap partisë që e dëshmon shumicën