Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëvendosje në Kamenicë premton park inovacioni

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar në Debat Pernime se në rast se zgjidhet kryetar i Komunës do të ndërtoj park të inovacionit në këtë qytet.

Ai poashtu ka premtuar që objektet komunale që janë të pashfrytëzuara do t’i jep me qira për t’u shfrytëzuar nga bizneset.

“Në planin tonë qeverisës e kemi paraparë që objektet komunale që nuk shndërrohen në qendra inovatore, ndërtimin e parkut teknologjik ku të rinjtë do të trajnohen falas për gjuhë programuese, dizajnë animacione e prodhime 3D. Objektet do t’i shndërrojmë në qendra trajnuese. Do të shërbejnë për biznese start-up e do të shfrytëzohen pa qira. Pronat do të jepen me qira pa kosto”, ka thënë Rahimaj.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kamenicës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kamenicës: Albert Sermaxhaj nga Nisma Socialdemokrate; Faton Jakupi nga AAK; Jeton Biqkaj nga LDK; Kadri R ahimaj nga LVV; Muhamed Kallaba nga PDK dhe Qëndron Kastrati nga PSD.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kamenicës: Diana Kryeziu nga AAK; Donjeta Ismajli LVV; Egzona Isufi LDK; Jona Arifi nga PDK dhe Shqiponjë Morina nga PSD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.