Ilustrim

Vetëtima e mbrëmshme lë pa ujë banorët e fshatit në Mitrovicë

Mbrëmë i tërë vendi është përfshirë nga një mot i ligë me reshje dhe vetëtima të shumta të cilat nuk kaluan pa pasoja.

Kompania  Ujësjellsi Rajonal “Mitrovica” ka njoftuar se në fshatin Frashër të Mitrovicës si pasojë e goditjes së stacionit të pompimit nga rrufeja është ndërprerë furnizimi me ujë.

” Njoftojmë banorët e Frashërit se si pasojë e goditjes së stacionit të pompimiit nga rrufeja dhe dëmtimit të pajisjeve brenda stacionit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijës”, njofton kjo kompani.

Tutje, KUR “Mitrovica” ka bërë të ditur se  furnizimi me ujë do të rinis pas rregullimit të defektit.

“Ekipet e ujësjellesit janë duke vlerësuar dhe identifikuar dëmet e shkaktuara nga rrufeja. Në momentin që të riparohet defekti, furnizimi me ujë të pijës do të stabilizohet”, thuhet në njoftim.