Veseli viziton ATK-në, flet për luftim të korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se nëse arrin të bëhet kryeministër, biznesmenët nuk do të kenë nevojë të paguajnë dikë për ndikime dhe njohje.

Ai tha se ATK ka luftuar korrupsionin.

“Agjencia Tatimore e Kosovës e ka ashpërsuar luftën kundër korrupsionit edhe me një masë të re shumë efikase, me Sistemin e Riskut. Në qeverinë time, asnjë biznesmeni nuk do i duhet të paguajë dikë apo të përdorë ndikime e njohje për të pasur sukses. Ky sistem elektronik i identifikimit të bizneseve, që të tash kontrollohen me të dhënat e riskut duke u analizuar në mënyrë automatike, i ka eliminuar kontrollet selektive dhe qëllimkëqija me tendenca korruptive”, shkroi Veseli në “Facebook” ku edhe bashkëngjiti disa fotografi nga vizita në ATK.

“Po ashtu, kompanitë me probabilitet të lartë për të bërë evazion fiskal identifikohen me kohë nga ky sistem, i cili më pas i orienton edhe kontrollet për ta shmangur atë. Këto masa kundër korrupsionit i kanë rritur të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës në 11% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet tutje në postimin e Veselit.

Ky është postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Agjencia Tatimore e Kosovës e ka ashpërsuar luftën kundër korrupsionit edhe me një masë të re shumë efikase, me Sistemin e Riskut.

Në qeverinë time, asnjë biznesmeni nuk do i duhet të paguajë dikë apo të përdorë ndikime e njohje për të pasur sukses.

Ky sistem elektronik i identifikimit të bizneseve, që të tash kontrollohen me të dhënat e riskut duke u analizuar në mënyrë automatike, i ka eliminuar kontrollet selektive dhe qëllimkëqija me tendenca korruptive.

Po ashtu, kompanitë me probabilitet të lartë për të bërë evazion fiskal identifikohen me kohë nga ky sistem, i cili më pas i orienton edhe kontrollet për ta shmangur atë.

Këto masa kundër korrupsionit i kanë rritur të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës në 11% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje trefish më e madhe se rritja ekonomike dëshmon se shkalla e rritjes vjen prej efikasitetit dhe qeverisjes së mirë të ministrit Bedri Hamza, jo prej rritjes së natyrshme të ekonomisë sonë.

Nga 1.7 miliardë sa ishte buxheti i shtetit, pa rritur tatimet dhe tarifat doganore, barra fiskale këto që do të rëndonin mbi qytetarët, me masat e ndërmarra kundër korrupsionit kemi arritur ta bëjmë 2.4 miliardë euro.

Kujdesi ynë për gjeneratat e reja dëshmohet edhe me vendosjen e tërësishme të borxhit publik nën kontroll, duke mos lejuar që fëmijët tanë të ngarkohen me borxhet e shtetit.

Me këto miliona euro tani mund të krijojmë mundësi më të mira për të rinjtë tanë, në mënyrë që të mos detyrohen të largohen jashtë vendit.