Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Verzioni i Sami Lushtakut për sulmin ndaj avokatit Gazmend Hailaj

Ish-kryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një emision në ‘Rtv Dukagjini’ ka folur në lidhje me akuzat e avokatit Gazmend Halilaj, se Lushtaku ka dërguar njerëz që ta sulmojë atë.

Gazmend Halilaj ishte gjuajtur me armë para shtëpisë së tij në prill të këtij viti, ndërsa pretendonte se sulmi ndaj tij kishte lidhje me deklaratën e tij për fondet e luftës dhe Sami Lushtakun.

Ky i fundit ka thënë se njëri prej tyre që shihen në një video kur ‘ndeshen’ me makinën e Halilajt, është kushëriri i tij dhe se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

“Ky djali që shihet, më ka thënë se kemi bo ndeshje me makina dhe ai e ka çuar dorën në revole, sipas atij djalit. Unë Gazmend Halilin nuk e kam pa kurrë në jetën time, ai ka shkru dhe unë kam folë në telefon me të dhe i kam kërku që të shkon te prokurori dhe ta paraqes dëshminë e tij dhe i kam thënë se unë e kam ndërmend me e paraqit në prokurori. Ai ka fillu që të më thotë se jo hajde po mirremi me media, unë i kam thënë nuk jam bash burrë i mediave, por hajde shkojmë në polici dhe policia të merret me këtë punë. Krejt kjo është ngjarja që ka ndodhë në mes meje dhe avokatit”, ka thënë Lushtaku në ‘Rtv Dukagjini’.

Halilaj, për KALLXO.com kur kishte ndodhur ngjarja kishte përmendur se ngjarja i ndodhi pak ditë pasi ai kishte folur rreth një çështjeje që lidhet me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

“1.4 milion marka që i zbulova Sami Lushtakut, prej atëherë më kanë përcjell deri sot, e sot më gjujtën. Ishin kanë duke më pritur te shtëpia”, kishte thënë Halilaj.

 

Avokati Halilaj lidh sulmin ndaj tij me një denoncim për fondet e luftës