Vali Corleone FOTO- Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Vendoset për masën e sigurisë ndaj Vali Corleones

Vali Corleone është dërguar në paraburgim prej 30 ditësh me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ai gjatë ditës së sotme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake pas arrestimit të tij në lidhje me veprat penale mbajtje të armëve pa leje, si dhe posedim të substancave narkotike.

KALLXO.com mëson se vendimi është marrë para pak kohësh deri sa sot i njëjti ishte paraqitur në gjykatë pas kërkesës për paraburgim nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

KALLXO.com gjithashtu ka siguruar edhe kërkesën për paraburgim e cila tregon se dy ditë më parë rreth orës 16 në shtëpinë e Vali Corleones ka ndodhur një bastisje ku janë gjetur një armë automatike, pesë karikatorë dhe 118 fishekë.

Këto armë dhe fishekë janë konfiskuar gjatë bastisjes së shtëpisë së të njëjtit.

Në anën tjetër Vali Corleone po dyshohet edhe për posedim të narkotikëve. Të njëjtit në shtëpi gjatë bastisjes i janë gjetur tetë qese substancë narkotike të llojit kokainë.

Arrestohet Vali Corleone, Prokuroria tregon se çfarë gjetën në shtëpinë e tij