Prenk Gjetaj. Foto: Kallxo.com

Vdiq Prenk Gjetaj

Ka vdekur ish-kryetari i Komunës së Klinës dhe ish-kryetari i Komisioni për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Elezaj njoftoi se të dilën do të organizohet edhe një mbledhje përkujtimore në ndërtim të veprimtarisë së Prenk Gjetaj .

“Me dhimbje të madhe kam marrë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, atdhetarit e ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenk Gjetaj” – shkroi Elezaj në Facebook.

“Prenkë Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Kosovë. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si mësimdhënës e pastaj edhe si kryetar i komunës. Kontribut e angazhim maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës” ka shkruar tutje ai.