Vdes një grua me COVID-19 nga Gjakova

Një grua nga Gjakova, ka vdekur sot pasi kishte rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori komunal i Shëndetësisë, Ferdinand Kolaj.

“Pacientja e cila ka vdekur sot. Në spital është pranuar për shkaqe të tjera shëndetësore por që në ndërkohë i është bërë testi edhe për corona virus dhe ka dalur pozitive”, ka thënë Kolaj.

Numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 77.