Vdes një 23-vjeçar në një vetaksident në Suharekë

Një 23-vjeçar ka mbeur i vdekur pasi u vetaksidentua në Studençan të Suharekës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Alija.

Alija ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 si pasojë e të cilit, vozitësi ka vdekur në Spitalin e Prizrenit.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00. Vozitësi nga lëndimet ka vdekur në Spitalin e Prizrenit ndërkaq njësia e trafikut ka kryer veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Alija për KALLXO.com.

Më tej, Alija shtoi se me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.