Vdes në aksident këshilltari i ministrit Krasniqi

Një person ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmë.

Personi i vdekur është Albert Krasniqi, një aktivist i Nismës Socialdemokrate, i cili, sipas një njoftimi të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sot do të duhej t’ia niste punës si këshilltar i tij.

Sipas miqve të të ndjerit, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në afërsi të fshatit Tërpezë të Malishevës.