Vdes ish-kryeministri japonez pasi u qëllua me armë gjatë një fjalimi

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas transmetuesit kombëtar japonez, raporton BBC.

Shinzo Abe u qëllua me armë gjatë një fjalimi të fushatës elektorale të premten në Japoninë perëndimore dhe u transportua me helikopter në një spital.

Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-tave, i cili u kap në vendngjarje dhe u arrestua.

Zyrtarët më herët thanë se Abe u qëllua në qafë dhe në gjoks, duke shkaktuar gjakderdhje të konsiderueshme të brendshme dhe po merrte një transfuzion gjaku në përpjekje për të shpëtuar jetën, tha vëllai i tij./BBC

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, qëllohet me armë gjatë një fjalimi