Vdes gruaja shtatzënë nga coronavirusi në Kosovë

Pacienjta shtatzënë e prekur nga COVID-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm.

E ndjera ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në Klinikën e Infektives në QKUK. Gjendja e saj në vazhdimësi ishte raportuar si e rëndë.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V. P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, njofton QKUK.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Regjistrohen edhe 37 raste me coronavirus, numri arrin në 598

.