Ilustrim

Vdes e aksidentuara në Prizren

Gjatë ditës së djeshme Policia ka informuar që një femër ka ndërruar jetë si pasojë e disa lëndimeve trupore që kishte marrë para një muaji në një aksident rrugor. Viktima në fjalë, bashkë me një femër tjetër ishte goditur nga një veturë ditën e 19 shtatorit.

Në raportin e 19 shtatorit të Policisë, të lënduarat ishin liruar pas trajtimit mjekësor.

Megjithatë, dje Policia njoftoi për vdekjen e njërës në spitalin rajonal të Prizrenit. Me urdhrin e prokurorit, është dërguar trupi i pajetë i viktimës në Institut të Mjekësisë Ligjore për Obduksion.