Ajnishahe Halimi - Foto: Rtv21

Vdes Ajnishahe Halimi

Ka ndërruar jetë sot anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi.

Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur nga familja e të ndjerës.

Varrimi do të bëhet sot, në orën 17:00, në fshatin Gurelez (Kozhicë).

“Ka një kohë që gjendja ime shëndetësore është jo stabile, ky është fakti që nuk kam qenë pranë jush! Pavarësisht kësaj gjendje unë nuk dorëzohem as me vullnet as me guxim…Por do t’ju mungoj edhe një kohë se tash mora forcën dhe besimi tek vetja që të filloj një trajtim tjetër. Ju uroj gjithë të mirat”, kishte shkruar Halimi.

Autor: RTKlive