Vdekjet nga COVID-19 në Kosovë dhe rajon

Në gjashtë muajt e fundit që Kosova është përballur me pandeminë e COVID-19, 539  qytetarë kanë vdekur pas infektimit.

Sipas të dhënave të rajonit, Kosova prin me numrin e të vdekurve në 1 milionë banorë në krahasim me rastet e vdekjeve në  Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Kosova me 1.9 milion banorë ka të vdekur 539 persona nga coronavirusi.

Serbia me 6.9 milion banorë ka 715 të vdekur nga COVID-19.

Maqedonia e Veriut nga 2.1 milion banorë ka 604 qytetarë të vdekur nga infeksioni me coronavirus.

Shqipëria nga 2.8 milion banorë ka 290 persona të vdekur si pasojë COVID-19.

Mali i Zi nga 628 mijë banorë ka 102 të vdekur nga coronavirusi.

Kosova njihet si vend që popullsinë e dominon mosha e re.