Vdekjet nga COVID-19 në Kosovë dhe rajon

Në gjashtë muajt e fundit që Kosova është përballur me pandeminë e COVID-19, 548 qytetarë kanë vdekur pas infektimit.

Sipas të dhënave të rajonit, Kosova prin me numrin e të vdekurve në 1 milionë banorë në krahasim me rastet e vdekjeve në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Kosova me 1.9 milionë banorë ka të vdekur 548 persona nga coronavirusi.

Serbia me 6.9 milionë banorë ka 716 të vdekur nga COVID-19.

Maqedonia e Veriut nga 2.1 milionë banorë ka 606 qytetarë të vdekur nga infeksioni me coronavirus.

Shqipëria nga 2.8 milionë banorë ka 296 persona të vdekur si pasojë COVID-19.

Mali i Zi nga 628 mijë banorë ka 104 të vdekur nga coronavirusi.